Evi Reçi e përlotur, kujton tërmetin: Është si një ëndërr e keqe

by admin
Spread the love

Tërmeti që ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019 në Shqipëri, la të vdekur shumë persona, familjarët e të cilëve edhe sot ballafaqohen me vuajtën e ikjes së më të dashurve të tyre. Në këtë grup përfshihet edhe këngëtarja Evi Reçi.
Në tërmetin famëkeq, Evi ka humbur familjen e xhaxhait të saj, ndërsa si e ftuar në Ora News, ngjarjen e ka rrëfyer duke lotuar dhe duke e kujtuar kushërirën e saj, Kristin, me të cilën ishte shumë e lidhur emocionalisht.
“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat, është njëra prej anëtarëve të familjes që humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për të më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë”, ka thënë Reçi në një intervistë për emisionin “Explus”.
Moderatorja ka thënë se tërmetin e kujton “si një ëndërr të keqe”, ndërsa ka shtuar se kjo ngjarje tragjike e ka bërë të reflektojë për jetën./revistawho.com

You may also like