Evi Kokalari: Nuk është PD, kjo parti bëri opozitë të vërtetë dhe luftoi Ramën para 25 prillit

by admin
Spread the love

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari njihet si një nga mbështetëset më të zjarrta të Sali Berishës. Pas zyrtarizimit të koalicionit me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Kokalari me anë të një deklarate shprehet se LSI ishte e vetmja parti që bëri opozitë të vërtetë dhe luftoi Ramën para 25 prillit. Prandaj ky koalicion vetëm na forcon, shprehet Kokalari.

Kokalari: Për trasparencë; Personalisht jam kundër koalicioneve sepse jam kundër idesë së shumë partive në përgjithësi. Jam gjithnjë pro dy partive bazë, të cilat mund të kenë fraksionet e tyre brënda për brënda.

Dua ta shoh PDnë konservatore të zgjerohet dhe të fuqizohet deri në pikën që të jetë një mazhorancë e fortë dhe e pakorruptueshme. Por jemi larg nga ky qëllim dhe Rama është një pengesë që duhet marrë seriozisht, sidomos tashti që ka kapur çdo institucion përveç Presidencës.

Në fakt LSI ishte e vetmja parti që bëri opozitë dhe luftoj Ramën para 25 Prillit, pa e ditur që armikun e kishin brënda – Lulzim Bashën.

Luftrat i fitojnë strategët!!

Presidenca & LSI janë të vetmet që njohin të njëjtët armiq si ne: Bashën & Ramën.

Për këtë arsye më duket që ky koalicion vetëm na forcon, dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshon parimet konservatore të PD-së.

Kur të arrijmë në pikën që të kemi zgjedhje të lira, të pakorruptuara dhe të gjitha partitë të fusin primaret, do keni mundësi të votoni çdo individ në bazë të meritave dhe parimeve dhe nuk ka pse t’ju tremb as LSI-ja dhe as PS-ja. Është kaq e thjeshtë! Por ndërkohë të mos luftojmë veten bazuar thjeshtë në parime, sepse kemi nevojë për një strategji të fortë.

You may also like