Evi Kokalari flet për protestën e qytetarëve dhe kryengritjen në PD: Kam dëshirë të vij në Shqipëri dhe të çrrënjos korrupsionin

by admin
Spread the love

Dita e djeshme, ishte e mbushur me ngjarje të shumta, pasi mijëra protestuesë u mblodhën nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar uljen e çmimeve, por edhe në PD pati një kryengritje të deputetëve demokratë kundër kryetarit Lulzim Basha, duke e detyruar këtë të fundit të dakordësohet për të bërë një hap pas.

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se janë ditë si këto që e bëjnë të mendojë të kthehet në Shqipëri dhe të merret me politikë.

Ajo thotë se ka dëshirë të pastrojë rrënjësisht korrupsionin jo vetëm qeveritar, por edhe në sektorin privat.

“Janë ditë si këto që ndonjëherë më bëjnë të mendoj të kthehem në Shqipëri dhe të merrem 100% me politikë. Kam një dëshirë të pastroj rrënjësisht korrupsionin jo vetëm qeveritar por dhe të sektorit privat, që e kanë çuar këtë popull në mjerim total”, shkruan Kokalari.

You may also like