Everton ka tentuar Wayne Rooney për stolin, prapaskenat e merkatos

by admin
Spread the love

Wayne Rooney është kontaktuar nga Everton për të drejtuar skuadrën e tyre. Sigurisht për të folur fillimisht, për të parë nëse një bashkëpunim mund të sjellë fryte.

Drejtuesit e Everton kanë kontaktuar menaxherin e anglezit, për të bërë një intervistë me Rooney. Vetë ai e ka konfirmuar diçka të tillë.

“Everton ka kontaktuar agjentin tim dhe më kanë kërkuar të bëj një intervistë për punën si trajner i tyre. Besoj se do të jem trajner në Premier League dhe jam gati 100 për qind për këtë.

Gjithsesi unë kam një punë te Derby County për momentin dhe është e rëndësishme për mua”, është shprehur Rooney. / oversport.tv

You may also like