Europa League, në fushë zbresin emra të mëdhenj të kontinentit

by admin
Spread the love

Ditën e sotme do të luhen edhe 2 ndeshje të fazës së 1/8-ve të finales së Europa League. Betisi do të presë në shtëpi gjermanët e Eintracht Frankfurt, ndërsa Lyon do të udhëtojë drejt Portugalisë për tu ndeshur me Porton. Të dyja këto takime do të luhen në orën 18:45.

Betis kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë që të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme kundër Frankfurtit. Vendasit kanë probleme me mungesat pasi Alberto Moreno, Juan Miranda, Martin Montoya, ndërsa Victor Camarasa, Rodri dhe Hector Bellerin janë në dyshim.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në “Estádio do Dragao”, aty ku Porto dhe Lyon do të kërkojnë një rezultat pozitiv, që të shpresojnë për kualifikimin në çerekfinale. / Oversport.tv

Foto:FC Porto Twitter

You may also like