Europa e vogël: Spikat Barcelona-Napoli, në fushë edhe Lazio e Atalanta

by admin
Spread the love

Pas Champions League është radha e skuadrave që militojnë në Europa League që të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e vajtjes së Play Off-it të fazës së 1/16-ve të finales.

Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante në turneun e dytë më të rëndësishëm të kontinentit, por mbi të gjitha spikat sfida e “Camp Nou” që do të vendosë përballë Barcelonën dhe Napolin.

Një tjetër takim interesant është përballja mes Portos dhe Lazios, ndërsa ziklatërit e Atalantës do të presin në shtëpi grekët e Olympiacos.

8 takimet e sotme të Europa League do të luhen në 2 orare: 4 ndeshje do të luhen në orën 18:45, ndërsa 4 takimet e tjera në orën 21:00.

Ditën e sotme do të luhen edhe 8 ndeshjet e vajtjes së Play Off-it të Conference League. Favoritët e Marseille, Celtic, PSV dhe Leicester luajnë në shtëpi ndeshjet e para të kësaj faze të turneut. /Oversport.tv

Foto: Napoli Twitter

You may also like