Euro 2024, Giresse: Nuk eksperimentojmë dot tani me lojtarët e rinj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çfarë kërkojmë nga këto ndeshje? “Duhet të tregojmë formë të mirë, siç bëmë për shembull kundër Qipros kemi bërë paraqitje të mira. Kemi ftuar shumë lojtar të rinj, ndonëse ende nuk i shohim gati për të përfaqësuar Kosovën. Na duhen kualifikime sidomos nga lojtar që luajnë në kampionate të huaja, na duhet që ata të tregojnë eksperiencën e tyre.”

Lojtarët e rinj: “Për ne rëndësi ka niveli i kampionatit ku luajnë lojtarët. Duhet të dimë që lojtarët e rinj nuk mund t’i provojmë në kualifikuese, pasi nuk kemi kohë as mundësinë ta bëjmë. E kemi një sy te këta lojtar, por do tentojnë t’i përfshijmë në mënyrë progresive te ekipi kombëtar, por jo në këto ndeshje.”

Si u përzgjodhën lojtarët aktual? “Në nëntor patëm dhënë një lloj bilanci rreth grumbullimit dhe lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë kësaj periudhe, si lojtarë psh që kanë kaluar nga kampionati i Kosovës në kampionate të tjera janë thirrur.”

Mungesa e Ermal Krasniqit: “Është lojtar shumë i mirë, por në rolin e tij kemi shumë lojtarë të tjerë që e kanë treguar se janë goxha të mirë, por mundësia për të luajtur në të ardhmen me Kosovën është shumë e madhe.”

Si do luani me Izraelin? “Do të bëjmë një ndeshje të fortë dhe do të luajnë lojtarë që janë të nivelit të Izraelit, megjithatë nuk dua të flas më tej për stilin e lojës që duam të bëjmë, pasi nuk duam t’ua tregojmë kundërshtarëve planin tonë.”

Qëllimi për këto dy ndeshje? “Jemi në një grup shumë të vështirë. Qëllimi është që lojtarët të kenë në mendje që të japin maksimumin dhe të kemi një ambicie të madhe dhe këtë ambicie t’ia instalojmë edhe lojtarëve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësinë që kemi përpara. Dhe në secilën ndeshje të japim maksimumin.”

Kosova do të përballet këtë të shtunë, më 25 mars, me Izraelin në transfertë, ndërsa të të martën e ardhshme, pra më 28 mars do të presë në “Fadil Vokrri” skuadrën e Andorës.

You may also like