Eto’o shpjegon fuqinë e futbollit dhe promovon miqësoren e luksit në “San Siro”

by admin
Spread the love

Më 23 maj në San Siro do të zhvillohet një miqësore luksi ku do të marrin pjesë legjenda si Andrea Pirlo, Francesco Totti, e legjenda të tjera që janë ende aktive si Lionel Messi. Këtë gjë e mundëson Samuel Eto’o që do të organizojë një miqësore bamirësie.

Aktulisht Eto’o është presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit. Ai u intervistua nga “La Repubblica” ku u ndal fillimisht te miqësorja, duke bërë një lidhje të futbollit me integrimi e kulturave të ndryshme.

“Futbolli është një mjet i jashtëzakonshëm sepse kalon çdo barrierë dhe flet çdo gjuhë. Unë kam luajtur në shumë vende dhe Spanja bashkë me Italinë më pritën shumë ngrohtë. Mesazhi është se ne mund të jetojmë të gjithë sëbashku, të respektojmë të gjithë njëri-tjetrin edhe pse ka klube që mendojnë se janë më të rëndësishëm se të tjerët për të vendosur hierarki”.

“Unë besoj në multikulturë,” vazhdoi ai. “Sporti është i mrekullueshëm sepse ka një rol për të gjithë. Jam përballur edhe me kore raciste dhe kam pasur probleme edhe në rrugë, por mund t’ju them se Italia është vendi më pak racist në Europë dhe ndoshta më pak hipokrit”.

Më pas ai u pyet edhe se si arriti të bindte Messin që të merrte pjesë në këtë miqësore. “Isha te Barcelona kur ai u promovua në ekipin e parë dhe i dhashë disa këshilla. I thashë: “Çfarë do të bësh, të jesh një futbollist mesatar apo të punosh shumë për t’u bërë dikush? Për mua, ai është më i miri, ne ende flasim ndonjëherë, kështu që e thirra”.

Në këtë miqësore do të marrin pjesë gjithashtu edhe lojtarë të tjerë si Paulo Dybala, Wesley Sneijder, Clarence Seedorf, Pippo Inzaghi, Andriy Shevchenko, Lilian Thuram etj. /oversport.tv

Foto: Samuel Eto’o, Twitter

You may also like