Ethet e derbit pushtojnë Gjenovën, shiten 20 mijë bileta në pak ditë

by admin
Spread the love

Të shtunën në orën 18:00 në stadiumin “Luigi Ferraris” do të luhet një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë prezantim.

Luhet derbi i Gjenovës mes Sampdorias dhe Genoas në një pikë të sezonit ku asnjë nga skuadrat nuk mund të marrë frymë lirisht, pasi rrezikohet qëndrimi në Serie A (Sampi ka 30 pikë, ndërsa Genoa me 25 pikë është në zonën e ftohtë që të çon në Serie B).

Në qytet ndihen ethet e derbit  dhe që tani janë shitur 20 mijë bileta. Deri të shtunën  pritet që të shiten të gjitha biletat dhe stadiumi të jetë në kapacitetin e tij maksimal (36.600 vende). / Oversport.tv

Foto: U.C. Sampdoria Twitter

You may also like