ESTONI – Rusia kërcënon paqen botërore

by admin
Spread the love



TALIN, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bota duhet të mbështesë Ukrainën deri në fitore dhe të autorizojë një gjykatë speciale për të gjykuar Moskën për krimet e kryera në Ukrainë, deklaroi Ministria e Jashtme e Estonisë në llogarinë e saj X.

“Rusia fashiste po hakmerret për shkatërrimin e Flotës së Detit të Zi”, deklaroi kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Estonisë (Riigikogu), Marko Mihkelson.

Politikani estonez u kërkoi gjithashtu aleatëve që ”t’i sigurojnë Ukrainës sa më shumë armë moderne për të mposhtur një nga kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e botës sot”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdërtimi i Institutit të Policisë Shkencore, kompensim shpronësimeve
Artikulli tjetërDigjitalizohet arkivi fotografik i Vangjush Mios


You may also like