ESTONI – Kallas: Nuk jam e befasuar që Rusia më përfshiu në listën e të “kërkuarve”

by admin
Spread the love

MOSKË, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas tha se nuk kishte “asgjë befasuese” që Moska e vendosi atë dhe politikanë të tjerë të rangut të lartë baltik në listën e personave të “kërkuar”.

“Lëvizja e Rusisë nuk është befasuese”, shkroi Kallas në X, dikur Twitter.

“Kjo është një provë se unë po bëj gjënë e duhur, mbështetja e fortë e BE-së për Ukrainën është një sukses dhe kjo e dëmton Rusinë”, theksoi ajo.

Përveç Kallas, në listën e Ministrisë së Brendshme ruse janë edhe sekretari estonez i Shtetit, Taimar Peterkop dhe ministri lituanez i Kulturës, Simonas Kairys.

Deklarata shihet si simbolike pasi asnjë nga politikanët nuk pritet të udhëtojë së shpejti në Rusi.

Autoritetet ruse fajësojnë zyrtarët baltik për prishjen e memorialeve të ushtarëve sovjetikë.

“Këta njerëz janë përgjegjës për vendimet që në fakt janë të barabarta me përdhosjen e kujtesës historike”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis e përshkroi “vlerësimin politik” të Rusisë si një një lloj nderi për njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe mbështesin luftën e së mirës kundër së keqes.

“Kremlini tani shpreson se kjo lëvizje do të ndihmojë për të na shtypur mua dhe të tjerët,  por kjo nuk do të ndodhë. Perkudrazi e kundërta. Unë do të vazhdoj mbështetjen time të madhe për Ukrainën. Unë do të vazhdoj të qëndroj për rritjen e mbrojtjes së Evropës”, tha Kallas në postimin e saj në X.

Rusia tha se është serioze në lidhje me “krimet” që këta liderë dyshohet se kanë kryer.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like