Është themeluar si “antipod” i BDI-së – vendin e ka në opozitë! – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në Klan Debat theksoi se ai gjithmon ka promovuar idenë se mes partive shqiptare nuk duhet të ketë miq dhe armiq, por duhet të ketë bashkëpunim të lidhur në parime. Sa i përket acarimit të marrëdhenieve me ASH-në, gashi theksoi se Alternativa e ka ndërgjegjen e pastër dhe se çdoherë e ka kursyer atë në reagime duke lënë derë hapur për bashkëpunime në të ardhmen. Ai ftoi sërish partinë e Taravarit që t’i bashkohet frontit opozitar shqiptar.

“Derisa ASH na akuzonte shumë, ne rresht disa muaj kemi thënë se nuk kemi plumba për ASH-në, nuk kemi kundërshtime për ASH-në, dhe mundohemi të jemi sa më të kursyer, por kur zbret puna tek aktivistët, tek politika ditore, tek reagimet e përditshme, nuk kontrollohet. Prapë ju them, ne e trajtojmë atë parti si miqësore, kishim dashur që ajo parti të vijë në kampin tonë. ne mendojmë se aty e ka vendin. Ajo është themeluar si antipod i BDI-së dhe ne mendojmë se ajo duhet ta ketë vendin në opozitë”, deklaroi Gashi./KlanMacedonia

You may also like