Është përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët

by admin
Spread the love

Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë është përcaktuar në mbledhje të Qeverisë.

“Qëllimi  kryesor  i  ligjit është  realizimi  i  interesit  më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj  bëhet  harmonizimi  me  direktivat  e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale  të  fëmijëve  të  cilët  janë  të  dyshuar  ose  të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen  dhe  mbrojtjen  e  viktimave të krimit”, ceket në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë.

Me ligjin, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit, forcohet mbrojtja e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale, futen dispozita procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit
gjyqësor  ndaj  fëmijës  dhe shqyrtimit kryesor, fuqizohen mekanizmat për parandalimin  e  delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi  institucional,  material dhe funksional i Këshillit shtetëror për Parandalimin e delikuencës fëmijërore.

“Karakteristikë  bazë  e  Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi    i    drejtësisë    restauruese,    gjegjësisht    procedurave jashtëgjyqësore  për  veprimin  e  fëmijës  që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje”, thuhet në kumtesë.

Risi  mjaft  e  rëndësishme  me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin  e  fëmijës viktimë.

“Në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij  ligji,  përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është  viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër  penale  e  dhunës  dhe  akteve  të  tjera të dhunës  individuale ose grupore,  ndahen  mjete  në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë. Ministri  i  Drejtësisë, pas pranimit paraprakisht të mendimit nga Këshilli shtetëror  për  parandalimin e delikuencës fëmijërore, sjell program vjetor
me të cilin i planifikon burimet dhe mënyrën e shpenzimit të mjeteve”, ceket në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

MARKETING



You may also like