Është përcaktuar numri i ditëve mësimore sipas vendimit për shtyrjen e gjysmëvjetorit të dytë

by admin
Spread the love




Qeveria sot pasdite në mbledhjen e tretë mori vendim për përcaktimin e numrit të të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme.

Siç informoi shërbimi për informim i qeverisë, me vendimin numri i ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme përcaktohet në 172 ditë mësimore, që domethënë se pushimi dimëror i nxënësve do të zgjasë deri më 1 shkurt të vitit 2022, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor të viti 2022.

“Vendimi me përmbajtjen e njëjtë është marrë edhe për shkollat e mesme, që nënkupton se edhe në këto institucione arsimore numri i ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme përcaktohet në 172 ditë mësimore gjegjësisht 158 ditë mësimi për vitin përfundimtar të arsimit të mesëm, pushimi dimëror i nxënësve do të zgjasë deri më 1 shkurt 2022, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim.

Vendimi për fillimin e shtyrë të gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme për 1 shkurt të këtij viti ishte sjellë mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë, pas rekomandimit të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës sipas informacioneve epidemiologjike se vendi gjendet në pikun e infeksionit.

“Me vendimin e sotëm mundësohet adaptim adekuat i programeve mësimore me qëllim të arritjes së datës 10 qershor si afat përfundimtar për përfundimin e vitit shkollor”, informoi shërbimi për informim i qeverisë.


You may also like