Është e vështir të vazhdosh t’i quash miq bullgarët, tha Dimitrov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radio BBC ka deklaruar se është problem i brendshëm çështja se si ndihen dhe çfarë gjuhe flasin banorët e vendit tonë.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut e sheh si një vend mik Bullgarinë edhe përkundër bllokadës në rrugën drejt BE-së, Dimitrov tha se me veprimet e tyre, kjo vështirë se mund të thuhet.

Sinqerisht, ata e bëjnë këtë me shumë vështirë. Nuk është miqësore të vësh në dyshim gjuhën e fqinjit tënd. Nuk është shumë miqësore të bllokosh diçka që është kaq e rëndësishme për njerëzit e Maqedonisë së Veriut – e ardhmja jonë evropiane. Realisht është vërtet e vështirë të vazhdosh t’i quash miq në një farë mënyre”, tha mes tjerash Dimitrov.

You may also like