Është bixhoz. Po të ikë Kiara, Luizi do humbasë veten

by admin
Spread the love

Loja në shtëpinë e Big Brother VIP sa vjen e bëhet më interesante. Nominimi i kësaj jave, i bërë nga Olta Gixhari, ku rrezikojnë të dalë nga shtëpia një prej tre banorëve, Luizit, Kiarës dhe Bledit ka sjellë shumë diskutime brenda shtëpisë, jo vetëm mes të nominuarve, por edhe nga banorët e tjerë.

Të dielën, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që të të realizonin një program të mirëfilltë radiofonik, ku TOP Albania Radio ngriti një studio radiofonike. Nën drejtimin e Kejsit dhe Beatit, të ftuarit e radhës në studio ishin Kristi dhe Kiara.

Beati e pyeti Kristin se si iu duk zgjedhja që Olta Gixhari bëri gjatë spektaklit të së shtunës, ku ajo dërgoi në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin. Artisti tha se nëse del Kiara nga shtëpia, Luizi do humbasë veten e tij, teksa e sheh lojën tashmë si bixhoz.

“Mendoj që Bledi ka bërë lojën e duhur dhe mendoj që Olta ka zgjedhur 2 problematikët që ka brenda shtëpisë për lojën e saj dhe vuri dhe Kiarën si dëm kolateral sepse po të iki Kiara, Luizi do humbi veten …nuk dihet është pak bixhoz…” – tha Krist Aliaj.

You may also like