Escobar sërish në Kosovë, pritet në takim nga presidentja Osmani

by admin
Spread the love

Zëvendësndihmës-sekretari i
ShBA-së, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar Gabriel
Escobar mëngjesin e mërkurës është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani,
raporton Ekonomia Online.

Ai do të takohet edhe me
kryeministrin Albin Kurti. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të
takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare

Detaje të tjera për këtë vizitë
nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar
takon partitë opozitare.

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar
ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar
ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.

Në dy takimet me kryeministrin
Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, Lajçak ka thënë se temë
boshte e diskutimit kanë qenë targat dhe energjia.

Ndryshe, javëve të fundit janë
intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë
–Serbi.

I fundit ishte sekretari amerikan
i Shtetit, Antony Blinken, i cili bisedoi përmes telefonit me kryeministrin
Kurti dhe me presidentin Vuçiq.

Në këtë proces janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët kanë dhënë një propozim për marrëveshjen dypalëshe.

You may also like