Escobar injoron Berishën dhe shkon menjëherë në takim me Bashën, vjen reagimi i parë nga ish-kryeministri

by admin
Spread the love

Ndërkohë që zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ndodhet në Tiranë në një vizitë ku ka takuar së pari kreun e partisë Demokratike, Lulzim Bashën, më pas ministren e Jashtme Olta Xhaçkën dhe së fundmi ndodhet në zyrën e kryeministrisë në takimin me Edi Ramën, Berisha ka vijuar me rutinën ditore.

Duke qenë se ish kryeministri është shpallur non-grata nga SHBA-të, Escobar nuk ka njoftuar ndonjë takim me këtë të fundit dhe mesazhi i vetëm që ka dhënë është se ndodhet në Shqipëri për të treguar vullnetin e SHBA-ve në luftën ndaj korrupsionit.

Berisha ka vijuar të publikojë delegatët e PD të cilët kanë firmosur se do të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor për të shkarkuar nga posti Lulzim Bashën.

Postimi i plotë:

“Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Pogradec, Kolonje dhe Maliq per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!”, ka shkruar ai.

VIDEO:

You may also like