Escobar dhe Hovenier takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe

by admin
Spread the love

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Prishtinë sot është takuar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e lëshuar nga Lista Serbe thuhet se ata kanë biseduar për situatën e fundit në veri të Kosovës.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurië”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like