Escobar: Asociacioni është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë

by admin
Spread the love

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë  se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Pas një takimi me përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane, Escobar u tha gazetarëve në Beograd se Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e qartë se ky është një detyrim i përcaktuar në dokumente të shumta.

Gjithashtu, sipas tij nuk pritet të nënshkruhet marrëveshja në Ohër, por do të ishte i kënaqur me një marrëveshje për të ecur përpara, shkruan Klankosova.tv.

Ai theksoi se propozimi evropian për një marrëveshje normalizimi paraqet një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara.

Escobar u bëri thirrje palëve që të jenë shumë serioze në kërkimin e një marrëveshjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë dhe të kenë vizion dhe të përfitojnë nga mundësia që u është ofruar.

Ai tha se dëshiron që brenda këtij viti të shihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mendon se kjo  është e mundur.

Escobar ka thënë se qëllimi i vizitës së sotme në kryeqytetin serb është që të bisedojë me liderët politikë në rajon për temën e gjetjes së rrugëve për progres me propozimin e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor tha se SHBA pret që palët të takohen në Ohër, të diskutojnë dhe të përballen me faktin se si të shkohet drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dhe se do të mendojnë se si t’i kapërcejnë pengesat, pra të largohet nga takimi me mirëkuptimin se procesi do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje.

Ai theksoi se është një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve jo për njohje.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit. Ne po synojmë procese që do ta afrojnë të gjithë rajonin me Evropën”, shtoi Escobar.

You may also like