Erzeni humb “pjesët”, shijakasit njoftojnë largimin e kapitenit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rejnaldo Troplini nuk do të jetë më lojtar i Erzenit.

Sulmuesi shijakas njëkohësisht dhe kapiteni i skuadrës deri sezonin e kaluar nuk do të jetë pjesë e skuadrës në elitë, në Abissnet Superiore pasi i është komunikuar largimi nga drejtuesit e klubit.

Lojtarit 27-vjeçar i është ofruar një post në skuadër, por diçka e tillë është refuzuar nga Troplini, i cili më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe Laçit.

Gjatë merkatos së verës, shijakasit kanë pësuar ndryshime të theksuara, pasi “boshti” sezonit të kaluar pothuajse është larguar i gjithi.

Nga skuadra përpos Troplinit janë larguar edhe emra si, Ramilli, Hidi, Meta, Xhebrahimi, Raboshta, Ymeri, Beci, Mehmeti, Xhemalaj, Boci, Alimadhi, Dickson Idakwo, Prengaj, Musaj dhe Nuriu./ Super Sport


Top Channel

You may also like