Ervin Salianji tregon zhvillimet e reja që do ndodhin në Kuvend, zbardh lëvizjen e PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaron se qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe të zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron.

Postimi i Salianjit:

“Çdo javë me qytetarët!

Qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron! Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje! Ata që kanë përgjegjësi heshtin!

Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtëpërdrejtë në ekonomitë e familjeve tuaja!

Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume!“-shprehet Salianjit

You may also like