Ervin Salianji tregon bashkinë që do të fitojë Lulzim Basha: Këtu do të jemi, do ta shohim

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji vlerëson se kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit kanë si qëllim dëmtimin e PD.

Salianji komentoi kandidatët, ndërsa tha se i shërbejnë Edi Ramës. Sipas tij, PD është në garë vetëm me Partinë Socialiste.

“Nuk dua të hyj, por meqë kanë hyrë për të dëmtuar PD. Në Durrës (Ardian Muka) nuk ka hyrë dot në organet vendore për të pasur ndonjë rol drejtues. Si të thuash të vijë ndonjë tjetër që shet beton të bëjë ndonjë votë. Pranimi për të dëmtuar dhe dalë jashtë siglës së PD. Ne mund të kemi diskutime, por duhet ti zgjidhim me njëri tjetrin. Çdo kandidat që ka dalë jashtë PD është një kandidat që i shërben drejtpërdrejt qeverisë.

Ne kemi garë me PS. Ne nuk hyjmë si këta rëndësi ka pjesëmarrja. E tregoi pjesëmarrja sesi ishin dje bosh. I kemi parë si kanë qenë votimet në PD ku ka radhë të gjata. Këta kandidatët janë tipikisht kështu, nuk kanë rëndësi çfarë marr unë po hiqja vëllait”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse Bardh Spahia fiton Shkodrën a do ta pranojnë, deputeti demokrat është i bindur se do të jetë PD fituese. Sipas tij, Sali Berisha nuk ka një parti, as koalicion.

“Dua të jem serioz. Po ju them një analizë. Nuk ka një interes të atyre që i kanë shpallur zgjedhjet për të hyrë bashkë për të mundur Ramën. Ka një interes për të bërë garë mes demokratësh. Por kjo është një garë me Edi Ramën.

Kandidatët e dalë të partive të tjera që kanë hyrë që në nisje me idenë për të dëmtuar PD, nuk ka shans që të jenë fitues.

Nuk ka kandidatura të Sali Berishës. Nuk ka një parti të Sali Berishës. Nuk ka as koalicion. Unë dhe ti nuk bëjmë dot një koalicion, duhet ta bëjnë partitë. Nëse ata quhen kandidatë të LSI dhe LSI rritet është punë e saj. Demokratët do të punojnë me PD.

Në Shkodër do të fitojë PD. Ne këtu do të jemi, do ta shohim. Nuk ka të ndodhur asgjë përveçse një dëmtimi të elektoratit të PD”, tha ai për Abc News.

You may also like