Erion Veliaj uron socialistët: Gëzuar, Partia Socialiste është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Erion Veliaj, i cili është dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, thekson se Partia Socialiste ,është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.

Postimi i Veliajt:

“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. 31VJETPS”, shkruan Veliaj.

You may also like