Erion Braçe kujton Dritan Hoxhën dhe jep mesazhin ‘thumbues’

by admin
Spread the love

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka përkujtuar ditëlindjen e krijuesit të Top Channel Dritan Hoxhës.

Përmes një psotimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Tani ishte një revolucionar që luftoi jo veç për ndërtimin e një kanali të madh televiziv kombëtar por edhe për mbrojtjen e fjalës së lire.

Postimi i Braçes:

“Ketu “festojne” akoma dite te #MEDIAS, por media e ketij shekulli, ne kete vend, nis me ty. Sepse blejne ndonje paisje te re HD dhe thone beme “revolucion” tani, e kaluam; Te identifikojne ty me revolucionin teknologjik ne median e ketij shekulli dhe kaq.

Por media qe ti kishe ne mendje, bere ne fakt nuk ishte kaq, ishte shume me teper se kaq; ishte liri, permbajtje, pavaresi, integritet, teknologji patjeter, risi, rini;

Private, por kurre sipas fjalise idiote “eshte prona ime, parate e mia, bej cfare te dua”, kurre e kote e pas kotesise. Private ligjerisht, por e publikut, shqiptareve te zakonshem, te gjithe shqiptareve ne fakt. Revolucioni yt ishte editorial, ky; Te tjeret-me nje, dy perjashtime, bene nga nje kanal per vete, qeverine, qeverite, pasurine, gjobat, ti bere media per shqiptaret e zakonshem, te ndershem e punetore; Ju dhe nje instrument per tu mbrojtur nga abuzimi i fuqise se shtetit, prones, pasurise, parase; Shqiperise i dhe nje institucion krenarie, e shtyve perpara kujtdo!

E kemi folur kete gje shpesh sy me sy, por doja ti thosha sot publikisht; Aq sa arrite ti me 100 kilometra ne ore, te tjeret nuk po i afrohen edhe pse ti je tjeter kund, mes enderrave te tua. Fuqia jote enderrat jane! Ndai!”, shkruan Braçe.

You may also like