Eriksen vijon stërvitjen te ekipi zvicerian, realizon supergol (VIDEO)

by admin
Spread the love

Mesfushori danez, Christian Eriksen vazhdon të stërvitet në fushën e Chiasso-s dhe tregon edhe një herë të gjitha cilësitë e tij.

Eriksen ka realizuar një supergol. Ai pritet të firmosë me skuadrën e cila militon në ligën e dytë zviceriane. 

Ndryshe, ditë më parë, trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka thënë se “dera është gjithmonë e hapur” për Christian Eriksen që të kthehet në klub, pasi kontrata e tij me Interin u ndërpre për arsye mjekësore .

Eriksen pësoi një atak kardiak teksa luante për Danimarkën në Euro 2020 dhe më pas u operua duke iu vënë një pajisje në zemër, me të cilën rregullat në Itali ia ndalojnë të luajë.

/Insporti.com

You may also like