Erdogan: Shekulli i 21 do të jetë shekulli i Turqisë

by admin
Spread the love

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar gjatë një tubimi në qytetin Kutahya të Anadollit Perëndimor se shekulli që jetojmë do të jetë i Turqisë.

“Ne jemi të vendosur ta kthejmë shekullin në të cilin jetojmë në një shekull të Turqisë. Ne do të vijojmë në rrugën tonë me vizion 2053 dhe 2071. Falë politikave dhe arritjeve tona në 20 vitet e fundit Turqia është bërë një ndër vendet më strategjike në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. Nëse ne sot, kemi vizionin e bërjes së Turqisë një ndër 10 ekonomitë e para në botë, kjo është falë përpjekjeve tona për fuqizimin e infrastrukturës në vend”, është shprehur Erdogan.

Sipas tij, Turqia po e përballon më mirë se shumë vende të tjera situatën e tanishme dhe ka shtuar se gjendja do të përmirësohet ndjeshëm në vitin 2023.

“Siç them gjithnjë, ne kemi nevojë për më shumë durim dhe mbështetje. Fuqia jonë më e madhe është uniteti dhe vëllazëria jonë”, ka theksuar Erdogan.

Artikulli paraprakDel videoja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë: Ekzekuton vëllanë dhe kunatën dhe largohet i qetë në këmbë

You may also like