Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, Mitsotakis “ të mbledhë veten”

by admin
Spread the love

Turqia nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Greqinë, kështu tha të premten presidenti i vendit Recep Erdogan, por nëse interesat e tyre preken nuk do të rrinë duarkryq.

Greqia nuk po i mban premtimet, sipas presidentit turk.

Kanë bërë 147 shkelje ajrore. Nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, pse po shkelni hapësirën tonë ajrore 147 herë?”  u tha Rexhep Tajip Erdogan gazetarëve në Stamboll pas lutjeve të së premtes.

Nëse ato shkelje të hapësirës sonë ajrore vazhdojnë, atëherë ne do të bëjmë atë që kemi për detyrë”, tha ai.

Erdogan gjithashtu tha se ai refuzon të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis derisa lideri grek siç tha ai, ‘të vijë në vete’.

Ai u tha gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Madridi se liderët e NATO-s në samit kishin ofruar të ndërmjetësonin dhe të organizonin bisedime me Mitsotakis.

“Ne u  thamë ‘na  falni, por nuk kemi kohë për një takim të tillë për momentin’. Sepse është e qartë se ata po militarizojnë ishujt”, tha Erdogan.

Le të tërhiqet, përderisa nuk tërhiqet, nuk ka mundësi takimi”, tha ai.

Muajin e kaluar, Erdogan kritikoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për komentet e tij për Turqinë gjatë një vizite zyrtare në SHBA, duke thënë se kryeministri grek nuk është më i aftë për t’u marrë me të.

Turqia në muajt e fundit ka rritur gjithashtu kritikat ndaj Greqisë për vendosjen e trupave në ishujt në Egjeun lindor, pranë bregdetit turk. Qeveria greke nga ana tjetër e quan kërkesën një keqinterpretim të qëllimshëm dhe ka akuzuar Turqinë, një anëtare e NATO-s, për shtimin e veprimeve armiqësore në zonë.


Top Channel

You may also like