Erdenis Gurishta alarmon Vllazninë, me Skënderbeun mungesë e sigurt

by admin
Spread the love

Erdenis Gurishta është mungesa tjetër që i shtohet Vllaznisë para ndeshjes me Skënderbeun, në program për të premten në orën 16:45 në stadiumin e qytetit të Korçës.

Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen kundër Partizanit. Për shkak të problemit në gju ai do të qëndrojë të paktën dy javë jashtë fushave të blerta.

Kështu ai i shtohet mungesës së Hakajt, i pezulluar me karton të kuq, dhe trajnerit Thomas Brdaric, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Gurishta pritet që të kryejë kontrolle të tjera mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit, çka do të përcaktojë edhe kohën e rikthimit të tij në fushat e blerta. / oversport.tv

You may also like