“Eno, jepi pak shpejt se më pret dikush aty pas. Kemi sebep”, Bora bën kërkesën e veçantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet që ka fituar zemrat e publikut e tashmë është kthyer në një nga më të komentuarit në botën e mediave rozë. Dyshja tashmë nuk fshihen më, teksa kanë konfirmuar ribashkimin me njëri-tjetrin.

Një vit më parë, kur Donald Veshaj ishte një konkurrent i Big Brother Vip Albania, Bora hyri brenda shtëpisë dhe çifti dhuroi emocione të mëdha për të gjithë ndjekësit e tyre, pas një bisede që në fund u kurorëzua edhe me puthje.

Pak ditë më pas, Donaldi bëri edhe një gjest tejet special, duke i dhuruar Bora Zmeanit varësen e tij nga shtëpia, e duke treguar kështu se data 3 nëntor 2021 ishte përvjetori i tretë i lidhjes së tyre.

E duket se kjo datë është gjithashtu shumë e rëndësishme për Bora Zemanin, e cila i ka kthyer surprizën Donaldit. Mbrëmja e djeshme e gjeti atë duke transmetuar live spektaklin “Dancing With the stars” dhe me të mbërritur ora 00:00 e mesnatës, ajo i bëri një kërkesë bashkë prezantuesit të saj Eno Popit.

“Eno jepi pak shpejt se ora është fiks 12, hyn data 5 dhe unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas, se kështu kemi një sebep”- u shpreh Bora Zemani live në emision.

You may also like