Enno Bozdo paralajmëron Lulzim Bashën: Nuk ka për të ndodhur

by admin
Spread the love

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lulzim Bashës se do përjashtohen nga PD ish-kryeministri Sali Berisha dhe të gjithë delegatët që do shkonin në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.

Deklarata e Bozdos:

“Kjo deklaratë shkon përkrah deklaratave të dy nënkryetarëve, të cilët jo vetëm nuk e kishin problem ndarjen e PD, por madje as zhbërjen e saj.

Nuk është aspak çmenduri, është e gjitha e përllogaritur me kujdes që Rama dhe ramizmi të mbretërojnë edhe për 50 vite të tjera!

Nuk ka për të ndodhur!”, shkruan ai.

You may also like