Enkelejd Alibeaj mbledh grupin parlamentar, Albana Vokshi i bën kërkesën urgjente

by admin
Spread the love

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar demokrat.

Mësohet se deputetja Albana Voksshi i ka kërkuar Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend që 5 deputetët e përjashtuar, të njihen si deputetë të Partisë Demokratike.

Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.

Alibeaj-Vokshit: “Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.”

Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi. Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.

You may also like