Enkelejd Alibeaj kryetar i grupit, Agron Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit, ja propozimet e Bashës në Këshillin Kombëtar edhe për Komisionet Parlamentare, largon mbështetësit e Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë disa ndryshime, ku në ndryshimet e propozuara, tashmë kryetar i Grupit Parlamentar, është vendosur të jetë Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu, mësohet se ka Agron Gjekmarkaj, është votuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Më tej, ndryshime të tjera kanë të bëjnë edhe me drejtimin e Komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

“Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dh*unës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar.

Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, është shprehur Basha.

Ndryshimet e tjera që do të propozoj, kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

You may also like