Energjia/Eksperti:Sipas tabelës së qeverisë lavatriçja duhet të përdoret një herë në javë

by admin
Spread the love

Në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me çmimin e energjisë elektrike. Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka sqaruar se sipas tabelës së qeverisë që një familje të shpenzojë deri në kufirin 800 KËH duhet  që lavatriçen ta përdorë vetëm njëherë në javë.

Po ashtu, eksperti sqaroi dhe se si duhen të përdoren dhe pajisjet e tjera në mënyrë që të kursejnë energjinë.

Sipas tij, llogaritet që lavatriçja të përdoret 4 herë në muaj, një kondicioner të vihet në punë 2 orë e gjysmë në ditë.

“Kam marrë tabelën që ka nxjerr vetë qeveria duke marrë 800 KWH të konsumit për një familje normale. Nuk janë bërë shumë publike detajet se si është bërë kjo llogari. Nga kalkulimi që kemi parë 800 KWH, duke parë që vijmë drejtë dimrit kemi bërë një kalkulim sekondar. 30 KWH në muaj është për frigoriferin. Lavatriçja është kalkuluar që të përdoret katër herë në javë, një herë në javë. Larja e enëve me lavastovilje llogaritet 8 herë”,-tha Çekrezi./Opinion.al

You may also like