Ëndrra e tij është të drejtojë Liverpulin, Klop i bën ofertën Eriksonit: Të mirëpres në zyrën time

by admin
Spread the love

Bota e futbollit u trondit më 11 janar kur Sven-Goran Erikson zbuloi se vuante nga kanceri që ishte i pamundur të operohej dhe kishte pak kohë për të jetuar.

Një nga ëndrrat e suedezit ishte të drejtonte Liverpulin, klub me të cilin është tifoz. Pasi tifozët e kuq demonstruan dëshirën e tyre për të realizuar ëndrrën e suedezit, Jurgen Klop hodhi hapin e radhës.

“Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpulin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij. Ai është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem. Dëshiroj t’ju mirëpres këtu dhe t’ju tregoj gjithçka dhe si është zhvilluar ky klub i mrekullueshëm ndër vite”, tha ai në një konferencë për shtyp.

 

Shtypi anglez shkruan se ekziston mundësia që Erikson të jetë trajner i Liverpulit në një ndeshje legjendare kundër Ajaksit, e cila do të zhvillohet më 23 mars.

PANORAMASPORT.AL

You may also like