Endrit Braimllari: Ne si Parti e Lirisë kemi në vëmendje seriozitetin

by admin
Spread the love

Dje u mbajt Konventa Kombëtare e PL , ku rreth kësaj konvente foli Endrit Braimllari gjatë një interviste, Sekretari Organizativ i PL, Braimllari tha se procesi është i rregullt dhe legjitim.

Sakaq ai u shpreh se Partia e Lirisë ka në qendër të saj seriozitetin dhe përgjegjshmërinë.

Endrit Braimllari:Nën frymën e statutit të PL u mbajt Konventa Kombëtare e cila zgjodhi Komitetin Drejtues Kombëtar pasi më datë 25 korrik u ndryshua emri i partisë dhe konventa e 25 korrikut mandatoi një komunitet organizator për ta çuar partinë në zgjedhjet e reja dhe këto zgjedhje që u bënë ishin si detyrim i kësaj konvente ku u zgjodh kryetari i partisë Meta dhe Komiteti Drejtues Kombëtar i cili në vazhdim do të zgjedhë kryesinë dhe ekipin tjetër drejtues.

“Është një proces i rregullt dhe legjitim. Në si PL kemi në qendër të vëmendjes tonë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë me të cilën duhet ti marrim gjërat. Konventa e ditës së djeshme nuk ishte thjeshtë një konventë zgjedhore por ishte një konventë e cila pati një program serioz i cili fokusohet në shtyllat e rëndësishme si ekonomia, mënyra për të dalë nga kriza”, u shpreh ai.

You may also like