Ende s’ka ardhur raporti gjerman për tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës

by admin
Spread the love




Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë, ekspertiza e gjermanëve ende nuk ka ardhur. Nga Prokuroria Publike për “Fokus” shprehen se po dëgjohen dëshmitarë që kanë informacione për tragjedinë.
“Tani pritet ekspertiza e ekspertëve gjermanë që u kërkua përmes ndihmës ndërkombëtare juridike dhe ende nuk ka ardhur. Në ndërkohë dëgjohen dëshmitarë dhe personat që kanë informacione për ngjarjes. Pas vërtetimin e plotë të fakteve dhe dëshmive, do të merret vendim”, thonë nga Prokuroria Publike.
Ata shtojnë se po ashtu analizohen edhe ekspertizat tjera që u përpunuan në Maqedoni, por për momentin nuk mund të ndajnë informacione.

“Lënda është në procedurë parahetimore ku intensivisht veprohet për vërtetimin e fakteve. Kanë arritur raportet në prokurori dhe po analizohen me dëshmitë tjerë, por Prokuroria Publike nuk mund të shpërndajë detaje”, thonë PTHP.

Kujtojmë se deri tani ka pasur tre ekspertiza. E para është e MPB-së, e dyta e Fakultetit Teknologjik dhe e treta nga elektroinxhineri rreth instalimeve të spitalit.


You may also like