Ende nuk dihet nëse ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo Serbisë

by admin
Spread the love

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjya në zonën kufitare me Serbinë, konkretisht në afërsi të fshatit Bubë të Zubin Potokut.

Të shtënat nuk kanë të bëjnë me ndonjë aksion policor.

Kështu tha për Klankosova.tv  zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se nuk dihet nëse të shtënat kanë ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”.

Më herët në media u raportua se cak i sulmeve kishte qenë një patrullë e policisë kufitare.

You may also like