Ende në hetim, Hunter Biden mohon për akuzat për posedim arme

by admin
Spread the love

Nuk kanë marrë fund ende seancat gjyqësore për Hunter Biden, i cili vijon të mohojë akuzat për posedim të paligjshëm armësh.

53-vjeçari, djali i presidentit aktual të SHBA-së, vijon të hetohet ende për tre akuza, ndërsa Joe Biden kërkon të rizgjidhet sërish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në hetimet paraprakë, ai dyshohet se në vitin 2018, gjatë periudhës kur ishte i varur nga droga dhe bënte një jetesë të çrregullt, bleu një armë.

Hunter Biden po përballet me dy akuzat për deklarata të rreme, teksa pretendohet se në formularët e kërkuar për blerjen e armës ai nuk shkroi se ishte përdorues droge.

Akuza e tretë përkon me posedimin e armës në mënyrë të paligjshme, që e mbajti vetëm 11 ditë, përpara se ta zhdukte.

Problemet dhe polemikat e shumta ligjore të Hunter Biden, të cilat shtrihen deri në përballjen me akuza të egra nga politikanët republikanë se ai u angazhua në praktika korruptive biznesi në Kinë dhe Ukrainë, janë një zvarritje e vazhdueshme në pozitën politike të babait të tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Në përgjigje të skandalit të vazhdueshëm, Joe Biden ka thënë vazhdimisht se ai qëndron pranë djalit të tij.

Hunter Biden nëse dënohet, mund të përballet me 25 vjet burg, megjithëse më parë vepra të tilla nëse nuk shoqërohen me akuza të tjera.


Top Channel

You may also like