Ende është aktiv zjarri midis fshatrave të Berovës, Mitrashinci dhe Budinarci

by admin
Spread the love




Zjarri që e përfshiu zonën midis fshatrave të Berovës, Mitrashinci dhe Budinarci ende është aktiv. Era bën probleme me vendosjen në kontroll të plotë të zjarrit. Situata ndryshon nga ora në orë, deklaroi Vllado Klinçarski, drejtor i NP “Pyjet e Maqedonisë – Maleshevo”-Berovë.

Ai theksoi se për momentin zjarrin e shuajnë rreth 100 zjarrfikës nga Berova, por edhe nga Vinica, Koçani, Radovishi, Strumica dhe nga qytete të tjera, si dhe ekipe speciale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të Qendrës për menaxhim me kriza, polici kufitare dhe të punësuar në “Pyjet e Maqedonisë”.

 


You may also like