Enca vjen joshëse, tregon ndryshimin që ka bërë në pamje

by admin
Spread the love

Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të komentuara në media, madje edhe kur ajo qëndron larg angazhimeve muzikore, vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Këngëtarja e mirënjohur është po ashtu ndër më të ndjekurat në rrjetin sociale Instagram ku numëron mbi 2.3 milionë ndjekës.

Por, Enca ndonëse njihet për guximin që ka për të eksperimentuar me dukjen, ajo nuk ‘luan’ pothuajse asnjëherë me flokët, duke e krijuar një imazh të njëjtë ndër vitet.

Mirëpo pas një kohe të gjata ajo ka bërë një ndryshim në pamje, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura.


Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotografive që postoi së fundi për fansat në Instagram, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.


You may also like