Empoli 1-1 Cagliari/ Nedim Bajrami asistues dhe nga më të mirët në fushë, me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tre shqiptarëve

by admin
Spread the love

Leonardo Pavoletti erdhi nga pankina për të rrëmbyer një pikë të çmuar në Stadio Castellani pasi Andrea Pinamonti kishte vënë Empolin përpara.

Toskanët patën një pjesë të parë të shkëlqyer të sezonit, por ishin pa fitore në shtatë takimet e fundit, duke arkëtuar vetëm katër pikë. Nga ana tjetër, Cagliari u ‘rigjallërua’ me 10 pikë në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë një fitore surprizë si mysafir ndaj Atalantës.

Skuadra e Empolit kaloi e para në avantazh me golin e Pinamonti, të asistuar nga lojtari shqiptar – Nedim Bajrami.

Kurse, në pjesë të dytë Pavoletti shënoi golin e barazimit, duke i dhënë kështu fund edhe epilogun të rezultatit përfundimtar, 1-1.

Bajrami zhvilloi një ndeshje të mirë, duke u vlerësuar edhe me një nga notat më të larta në takim, 7.2 – nga ‘SofaScore’, për 89’të minutat sa ishte në fushë.

Përveç Bajramit, edhe Kristjan Asllani me Ardian Ismajlin, u paraqitën për Empolin, me Asllanin i cili kompletoi 90 minutat dhe u vlerësua me notën 6.7, kurse Ismajli u fut në fushë në fundin e takimit, duke luajtur nëntë minutat e fundit dhe vlerësuar me notën 6.5.

Me këtë barazim, Empoli pozicionohet në vendin e 11’të me 31 pikë të tubuara.

You may also like