“Emocionohem shumë kur edhe atë e merr malli”, Beatrix tregon publikisht ndjenjat për Donaldin – Shqip

by admin
Spread the love

14:13 | 6 Shkurt 2022

Tanimë nuk janë më bashkë brenda Big Brother Vip.

Beatrix po e pretë jashtë partnerin e saj Donaldin për të cilin beson se edhe do e fitojë çmimin prej 100 mijë eurosh, shkruan lajmi.net.

Tani që ka dalë nga BBV, Trixa po merr akoma më shumë vëmendje me veprimet e deklaratat e saj.

Ani pse intervista sot në Fan Club është e para që ka dhënë pas daljes nga BBV, ku ka treguar shumë gjëra si i ka parë brenda shtëpisë dhe si i sheh tani jashtë saj.

E pyetur se a e ka marrë malli për Donaldin, Trixa nuk ka hezituar të përgjigjet se ndjen shumë mallë për të.

“Po shumë pa diskutim, un e shof dhe emocionohem shumë kur e shoh se edhe ate e ka marre malli për mua”. u shpreh Trixa./Shqip/


You may also like