Emocionet e titullit: Flasin kapiteni Romagnoli, Maignan dhe Saelemaekers

by admin
Spread the love

Festa e titullit te Milani ishte e madhe, ndërkohë që pas ndeshjes kanë folur edhe protagonistë të ndryshëm të këtij sezoni në Serie A. Kapiteni Alessio Romagnoli, portieri Mike Maignan dhe anësori i djathtë, Alexis Saelemaekers dhanë përshtypjet e para pas fitimit të titullit.

ROMAGNOLI – “Mendoj se është një titull i merituar. Janë shumë vite me vuajtje dhe tani e shijojmë deri në fund. Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë, është një moment i paharrueshëm.

Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por ndërkohë jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Ishim më të fortë dhe e dëshmuam këtë”, tha kapiteni për Milan TV.

MAIGNAN – “Është shumë i fortë, ne kemi shumë gjatë gjithë sezonit për këtë. E kam thënë më parë se po punojmë për të fituar këtë vit. Ne fituam dhe Milano është kuqezi. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, u shpreh portieri i kuqezinjve për Milan TV.

SAELEMAEKERS – “Është një lumtur që nuk mund ta përshkruaj. Kemi luftuar gjatë gjithë vitit, tani kemi titullin në duart tona. Është e vërtetë që kemi punuar, por kemi një grup të bashkuar dhe sot e dëshmuam diçka të tillë”, tha na Sky Sport belgu. / oversport.tv

You may also like