Emisioni “TI BO GOL”, Andi Lila zgjedh formacionin e javës së parë

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të javës së parë të “Abissnet Superiore” një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo, në emisionin “TI BO GOL” Andi Lila ka zgjedhur edhe formacionin e javës. Kështu pas pesë sfidave të para, trajner është zgjedhur Xhevahir Kapllani i Erzenit, ndërsa skema e përzgjedur është 3-5-2.

Në portë është përzgjedhur Angjelo Tafas i Kukësit, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Buxhelaj i Partizanit, Ferreira i Kukësit dhe Krasniqi i Erzenit. Në mesfushë Ujka i Laçit është vendosur përpara mbrojtjes, së bashku me Kallakun e Tiranës dhe Kadriun e Erzenit.

Xhixha i Tiranës dhe Spahiu i Laçit mbulojnë vijën anësore të fushës, ndërsa dy sulmuesit e zgjedhur janë Beji i Bylis dhe Skuka i Partizanit. /oversport.tv

 

You may also like