Emisioni “25 minuta”, Eurodeputetja Irena Joveva: Ajo që ka ndodhur në onkologji është një skandal

by admin
Spread the love

Eurodeputetja Irena Joveva nga Sllovenia, e cila është zv/kryetare e Komisionit për Sëmundje Publike pranë Parlamentit Evropian, në emisionin “25 minuta” të TV Shenja tha se kjo që ka ndodhur është një skandal i tmerrshëm në kohë kur për fat të keq shumë njerëz vuajnë nga kanceri dhe në vendin ku sistemi shëndetësor është i dobët.

“Më vjen keq për pacientët dhe familjet e tyre, të cilëve, për shkak, siç shihet, interesave personale nuk u është siguruar trajtimi i cili është i nevojshëm dhe kjo vërtetë është e turpshme dhe nëse është e vërtetë atëherë gjithë ato që janë të përfshirë në këtë skandal i dënojë edhe si politikanë edhe si njeri që para se gjithash e din shumë mirë se çfarë do të thotë ta humbasësh dikë shumë herët prej asaj sëmundje”, tha Irena.

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit është shumë lart në agjendën e BE-së dhe këtu shumë duhet bërë që të mos ndodhin gjëra të tilla.

MARKETING




You may also like