Emigranti i hedh 1500 euro në koncert, këngëtari shqiptar ia kthen mbrapsht: Boll kontribuon për atdheun

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i njohur si Labi është një nga artistët më të dëgjuar dhe shumë i preferuar nga publiku, teksa veç gëzimeve familjare, siç janë dasmat, ai është edhe pjesë e koncerteve të ndryshme. E në një prej këtyre koncerteve, ai ka bërë një gjest vërtetë të veçantë e që meriton duartrokitjen tonë të madhe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë me dije se teksa po këndonte, një fans i tij i ka hedhur 1500 euro në skenë, por këngëtari ka vendosur t’ia kthejë. Në këtë postim, ai shpjegon edhe arsyen e këtij veprimi.

Një rast ku gurbetqari mi dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona pra mjafton vetëm që të vini nëpër mbrëmje.

Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun. Dëgjojeni dhe shikojeni videon. Ju dua. Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan këngëtari i njohur.

You may also like