Emery: Bayern ndryshe nga Juve, janë mësuar të shënojnë goleada

by admin
Spread the love

Unai Emery, trajneri i Villareal, para ndeshjes së kthimin me Bayer Munich në çerekfinalen e kthimit në Champions League, ka dalë para mediave. Spanjollët duelin e parë e kanë fituar me rezultatin 1-0.

“Ajo që bëmë ndeshjen e parë nuk do të mjaftojë në Mynih. Duhet të dimë se çfarë të bëjmë në çdo moment të ndeshjes, duhet të dimë se do të ketë vuajtje dhe të mbrojmë, por duhet ta bëjmë natyrshëm dhe qetësisht”.

“Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të tregojmë cilësitë dhe karakteristikat tona kur kemi topin. Është bukur të jesh në çerekfinale, por unë dua të ecim përpara. Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ajo me Juventusin dhe nga ndeshja e parë në Spanjë, do jetë më e komplikuar.

“Ajo që bëmë javën e kaluar nuk do të mjaftojë në Mynih, ndaj duhet të bëjmë edhe më mirë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë dhe si të përgjigjemi në çdo kohë. Duhet të tregojmë respekt të jashtëzakonshëm ndaj Bayern”.

“Ne e dimë se ata janë mësuar të shënojnë shumë gola në shtëpi dhe kjo është normale për ta. Edhe ata kanë respekt për ne, por e dinë që nëse japin maksimumin janë favoritë për të fituar. Ata do të ndihen optimistë dhe të fortë duke luajtur në shtëpi”, tha Emery. / oversport.tv

You may also like