Elon Musk thotë se e bija transgjinore është produkt i ‘lavazhit të trurit’ nga shkolla private e Santa Monica (fotot)

by admin
Spread the love

Elon Musk ka folur së fundmi për ndarjen nga i biri, që është tashmë femër transgjinore duke e quajtur atë “komuniste” të bërë të tillë nga shkolla private ekskluzive që ka ndjekur.

Fëmija 19-vjecar i Musk i lindur me emrin Xavier Musk, ka ndryshuar gjininë në femër Vivian Jenna Wilson, dhe në dokumentet ligjore thotë se “nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje” me milionerin e Tesla.

Në një pjesë të librit të tij të pritur autobiografik, autori Walter Isaacson shkruan se ndarja e Musk me Vivian është shumë e dhimbshme për të.

Miliarderi ishte habitur me lajmin e padëgjuar të ndryshimit të gjinisë së Vivian, por më shumë kur ajo shprehte pikëpamjet maksiste kundër të pasurve, prej të cilave dhe ka ndaluar marrëdhëniet me të.

“Ajo ka kaluar dhe socializmin duke u kthyer në një komuniste që beson se të gjithë të pasurit janë të ligë”, i ka thënë Musk autorit, duke i vënë fajin shkollës ekskluzive Crossroads, në Santa Monica ku një vit mësim kushton deri në $50,000.

Isaacson shkruan më tej se e trazuara Vivan kur ishte 16 vjeç, diku rreth vitit 2020 ose 2021, i shkroi kunatës së Elon: “Unë jam trnasgjinore tani, e kam emrin Jenna … mos i thuaj babit.’

Biografi tregon se ndarja e Musk me Vivian vjen nga ideologjia liberale e demokratëve në pushtet në SHBA e njohur si ‘woke’, që sipas tij është një kërcënim për njerëzimin dhe identitetin njerëzor, ashtu si ne e njohim.

Musk edhe më parë ka fajësuar ideologjinë moderne për problemet e Vivian, por kjo është hera e parë që emëron shkollën e të pasurve e të famshmëve që ajo ka ndjekur.

Nxënës të tjerë të shkollës ‘Crossroads’ përfshijnë Kate Hudson, Gwyneth Paltrow, Jonah Hill, Jack Black, sipas rrjetit Refinery29.

Vivian raportohet se ka bërë kërkesën për ndryshimin e gjinisë dhe emrit në prill 2022.

Ajo ka thënë në një gjykatë në  Kaliforni se pjesërisht e bënte për t’u distancuar nga i ati, i cili renditet aktualisht si më i pasuri në botë, sipas Forbes. /DailyMail/


Top Channel

You may also like