Elon Musk ofron 40 miliardë dollarë për të blerë “Twitter” e për ta kthyer në kompani private

by admin
Spread the love

Elon Musk po përpiqet të blejë kompaninë “Twitter” për ta kthyer në private. Themeluesi i “Tesla” dhe “Space X”, ka ofruar plot 40 miliardë dollarë që të blejë atë dhe ta kthejë në kompani private.

Platforma sociale në fjalë, vlerësohet në treg me vlerën 43 miliardë dollarë dhe Elon Musk ka theksuar se do rishikojë përfshirjen e tij në aksionet e “Twitter” nëse oferta nuk i pranohet. Lajmin e ka bërë publik vetë miliarderi me një status duke deklaruar: “Ofertën e bëra”.

“Kam investuar në Twitter sepse besoj në potencialin që ka për të qenë një platformë dedikuar së drejtës dhe fjalës së lirë në të gjithë globin. Mendoja se ishte në funksion të demokracisë, por kjo nuk po ndodh, ndaj dua ta transformoj në kompani private”, thotë më tej në deklaratë Musk, i cili tashmë zotëron një pjesë të vogël të platformës.

Ky propozim, sipas vetë miliarderit është oferta më e mirë dhe e fundit që ai jep./revistawho.com

You may also like